Pyetje të shpeshta

Pyetjet që na bëhen më shpesh

Nëse nuk e gjen përgjigjen, shkruaji ekipit — përgjigjemi brenda një dite pune.

Për punëkërkuesit

Sa kushton për punëkërkuesit?+

Asgjë. Kërkimi, aplikimi, profili, njoftimet dhe ruajtja e punëve janë falas dhe do të mbeten falas.

Si aplikoj për një punë?+

Krijo profilin, ngarko CV-në (PDF) dhe kliko “Apliko”. Mund të shtosh një letër motivimi dhe të ndjekësh statusin nga “Punët e mia”.

Çfarë janë “Gigs”?+

Punë me orë ose projekte të shkurtra: mësimdhënie, riparime, dizajn, përkthime. Paguhen sipas tarifës në orë dhe mund të kryhen online ose në person.

Si më ndihmojnë kurset për punësim?+

Kurset e përfunduara shtojnë certifikata në profilin tënd. Punëdhënësit i shohin si aftësi të verifikuara dhe ti marrë sugjerime për punë që kërkojnë atë aftësi.

Si e dalloj një shpallje reale nga një shembull?+

Shpalljet demonstruese kanë etiketën “Shembull / Sample” dhe janë të ndara në një seksion të veçantë. Nuk mund të aplikohet realisht në ato.

Për punëdhënësit

Sa kushton postimi i një pune?+

Gjatë beta-s postimi, paneli dhe komunikimi me kandidatët janë plotësisht falas. Veçoritë premium vijnë më vonë me zbritje për themeluesit.

Si verifikohet biznesi im?+

Tri nivele: telefon i konfirmuar, identitet dhe biznes (NIPT ose domain zyrtar). Shenja e verifikimit shfaqet në shpallje dhe rrit besimin.

A i shoh CV-të e kandidatëve?+

Po. CV-të hapen me lidhje të sigurta, shkarkimet regjistrohen dhe kandidatët mund të ngarkojnë versione të përditësuara.

Si zgjedh mes kandidatëve?+

Paneli ka tabelë kandidatësh sipas fazave, shënime të brendshme, vlerësime me yje dhe njoftime me email për aplikime të reja.

A mund të postoj kurse ose trajnime?+

Po. Shkollat, instruktorët dhe bizneset mund të postojnë kurse me orare, çmim dhe formë (online, në person ose hibrid).