Politika e Privatësisë

Përditësuar më 2026-08-14

Të dhënat që mbledhim

Kur krijon një llogari mbledhim emrin, email-in dhe — nëse i shton — telefonin, qytetin, aftësitë, CV-në dhe materialet e portofolit.

Kur aplikon për punë ose dërgon një kërkesë, ruajmë përmbajtjen e aplikimit, letrën e motivimit dhe skedarët e bashkangjitur.

Ruajmë të dhëna teknike bazë, si veprimet në platformë, për sigurinë dhe statistikat e brendshme.

Si i përdorim

Për të shfaqur profilin tënd, për t'i dërguar aplikimet tek punëdhënësi përkatës, për të dërguar njoftime që i ke aktivizuar dhe për të mbrojtur platformën nga mashtrimet.

Nuk shesim të dhënat e tua personale dhe nuk i ndajmë me palë të treta për reklama.

Çfarë shohin punëdhënësit

Punëdhënësi shikon profilin publik dhe të dhënat që dërgon me aplikimin. Kontaktet e drejtpërdrejta dhe CV-ja hapen vetëm sipas rregullave të platformës, dhe aksesi në CV regjistrohet.

Email-et dhe njoftimet

Dërgojmë email-e për aplikime, njoftime pune dhe përditësime të llogarisë. Mund t'i çaktivizosh nga cilësimet e njoftimeve në çdo moment.

Ruajtja dhe fshirja

Të dhënat ruhen për sa kohë llogaria është aktive. Mund të kërkosh fshirjen e llogarisë dhe të të dhënave duke shkruar nga faqja e kontaktit.

Të drejtat e tua

Mund të shikosh, korrigjosh ose fshish të dhënat e profilit nga faqja e profilit, dhe të kërkosh një kopje të të dhënave duke na kontaktuar.

Pyetje mbi privatësinë? Kontakt